Loading the player...


INFO:
Kryetari i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi ka hapur sot zyrën e tij elektorale në Shkodër. Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës, pas zgjedhjeve. Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet. 2 nga deputetët e PSD janë zgjedhur pikërisht në Qarkun e Shkodrës dhe i treti në Tiranë.